Berisha kritikon Ballukun: Turp për Shqipërinë dhe qeverinë

Berisha: Balluku turpëron zyrtarë, turp për Shqipërinë dhe qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Belinda Balluku turpëron çdo zyrtar. I pyetur nga gazetarët në lidhje me prezencën e numrit dy të qeverisë pranë të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA, Berisha u shpreh se duhet të informohet për detajet e rastit.

Berisha deklaroi se Belinda Balluku, të cilën ai e cilësoi si “Lubia”, është turpi i Shqipërisë dhe i qeverisë.

“Nuk e kam parë akoma këtë lajm, do ta shikoj. Por duhet të them se Balluku turpëron çdo zyrtar të çdo vendi. Balluku është turpi i Shqipërisë, turpi i kombit shqiptar, turpi i qeverisë. Për çfarë arsyeje zonja ka qenë atje, duhet të shoh lajmin”, tha kreu i PD-së.

Kujtojmë se për Belinda Ballukun, SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e saj.

Scroll to Top