Berisha kritikon emërimin e Xheni Beqajt në Agjencinë e Bregdetit

Sali Berisha reagon pas emërimit të Xheni Beqajt në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

Sali Berisha ka reaguar pas emërimit të Xheni Beqajt në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Berisha shkruan se Xheni Beqaj është dhëndri i familjes Troplini dhe është “emëruar nga Ramë Pëllumbi, si car i Bregdetit”.

Kreu i Partisë Demokratike ka dënuar emërimin, duke theksuar se ky vendim tregon se droga është vendimmarrëse kryesore në Shqipëri.

“Karteli i Troplinëve, pas kontrollit të portit të Durrësit, merr nën kontroll të gjithë bregdetin. Dhëndri i tyre, Xheni Beqaj, emërohet nga Ramë Pëllumbi si car i bregdetit! Dënoj me forcën më të madhe vendimin, i cili dëshmon se droga është vendimmarrëse kryesore e Shqipërisë!”, shkruan Berisha.

Scroll to Top