Berisha: Mediat e kapura, Shqipëria diktaturë autoritare

Berisha: Të gjitha emisionet për Lubi Ballukun u anuluan dje, mediat janë të kapura!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një mbledhje me kryetarët e degëve të PD-së në mbarë vendin, ku ka folur me tone të forta në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe mediatike në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë dhe mediat pranë saj për censurimin e skandaleve që, sipas tij, përfshijnë ministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama.

“Në kulmin e skandaleve të Lubisë Balluku dhe Edi Ramës, 90% e mediave qeveritare censuruan dhe nuk dhanë lajme. Shumica e tyre anuluan emisionet e parashikuara për Lubinë me urdhër. Shqiptarët nuk duhet të dëgjojnë gjë për të,” deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se situata aktuale e lirisë së medias dhe mënyra se si trajtohen aferat qeveritare përbëjnë, sipas tij, një dëshmi të qartë të degradimit të demokracisë në vend.

“Cilido që është i interesuar për alfën e realitetit politik shqiptar, që ka nocionet më elementare të diktaturave, e kupton se Shqipëria është një diktaturë e mirëfilltë autoritare,” shtoi kreu i PD-së.

Scroll to Top