Berisha: Mogherini dha dorëheqje, Lubi mbrohet nga kleptokracia

Berisha: Mogherini dha dorëheqjen, Lubinë e mbron kleptokracia

Sali Berisha ka krahasuar standardin evropian të dorëheqjes në rastin e Federica Mogherinit me standardin shqiptar të Belinda Ballukut, e cila refuzon ta lëshojë postin e zv.kryeministres edhe nëse punët e qeverisë janë bllokuar për shkak të mungesës së ministrit të energjisë.

Në një status në rrjetet sociale, Berisha fton qytetarët të bëjnë dallimin mes asaj që ndodh në Evropë dhe asaj që ndodh në Shqipëri, për të dalë në përfundimin se Rama është i trembur nga e njëjta dosje, pasi në celularin e Ervis Berberit ka mesazhe të tjera që e përfshijnë edhe kryeministrin në afera korruptive.

“Miq, pas ndalimit një natë në qeli për akuzën për korrupsion, nder të tjera edhe me Edi Ramën për abuzim me tendera disa milionë euro dhe lirimit të saj, Mogherini dha dorëheqjen nga detyra e Rektores së Kolegjit Europian. Ky është standardi evropian. Kurse Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen dhe jo që nuk shkarkohet nga Rama, por mbrohet prej tij mbasi SMS në telefonin e Visit provojnë se ajo dhe Rama janë një dhe të pandarë. Ky është standardi i bashkë-hajnisë në kleptokracinë e Tiranës”, shkruan Berisha.

Scroll to Top