Berisha merr pjesë në samitin e 50-vjetorit të PPE
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në samitin e 50-vjetorit të Partisë Popullore Europiane (PPE). Gjatë samitit, ai zhvilloi takime me dhjetëra funksionarë të lartë qeverish të vendeve të BE-së, përfaqësues të PPE-së, deputetë të Bundestagut gjerman dhe të parlamenteve të tjerë.
Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Berisha theksoi se gjatë këtij samiti u diskutuan temat më aktuale me të cilat përballet Europa, duke përfshirë zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon dhe më gjerë. Ai bëri të ditur gjithashtu se ka paraqitur në mënyrë të përmbledhur situatën dhe zhvillimet në Shqipëri, duke sjellë në vëmendje çështje që lidhen me realitetin politik dhe ekonomik në vend.
Samiti i PPE-së mbetet një nga forumet kryesore ku liderët e djathtë europianë diskutojnë mbi sfidat e përbashkëta dhe koordinimin e politikave në nivel kontinental.
