Berisha: Negociatat e Ramës, kapitullim i drejtësisë

Berisha: Rama po negocion, mund të jetë kapitullimi përfundimtar i drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar 20 shkurtin si një kryengritje paqësore. Gjatë një deklarate nga selia blu, Berisha u shpreh se pas kësaj proteste, dyshja Rama-Balluku u paraqit “e nxirë” para shqiptarëve dhe mediave botërore.

Kryedemokrati ka përsëritur kërkesën që kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, të largohen nga detyra.

“Siç e dini, kryengritja paqësore e 20 shkurtit paraqiti para çdo shqiptari dyshen Rama-Balluku më të nxirë se kurrë. Reflektimi i kryengritjes nga mediat më të mëdha të botës ishte i ashpër. Nga të katër anët e globit, pas Ajatollahëve të Teheranit, figurat më të nxira në mediat botërore kanë qenë Edi Rama dhe Belinda Balluku. Ka pasur një mirëkuptim total nga mbarë njerëzimi për kryengritjen paqësore të opozitës shqiptare më 20 shkurt. Ka një vendosmëri të papërmbajtur për ta çuar deri në fund këtë mision, me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve: largimin e këtij binomi famëkeq nga qeverisja.”

“Jeni dëshmitarë se si Edi Rama ka bërë negociata sekrete për lëkurën e tij dhe të bashkëshortes në shkëmbin e Lubisë. Por nëse një marrëveshje e tillë arrihet, ky do të ishte kapitullimi përfundimtar i drejtësisë,” tha ai.

Scroll to Top