Arrestimi i Ballukut/ Berisha: Duhet të paraqitet te hetuesi si qytetar i thjeshtë
Kreu i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me aleatët. Ai deklaroi për mediat se opozita mbështet drejtësinë që vepron drejt.
“Mbështes plotësisht ata që zbatojnë ligjin në këtë vend. Opozita ka qenë e vendosur për shtetin ligjor. Opozita qëndron kundër çdo dhune e shkeljeje. Opozita nuk ka organizuar dhunë ndaj organeve të drejtësisë. Narkoshteti shqiptar Edi Rama me Erion Veliajn rrethuan dhe dhunuan prokurorë, gjykatës e hetues kur doli para gjyqit i treti hajduti më i madh i vendit. Denoncoj çdo kërcënim ndaj punonjësve të zbatimit të ligjit dhe familjarëve të tyre. Prokuroria po sulmon gratë e shteti dhe kjo, sipas tij, do të çojë vendin në luftë. Dhe kjo që po ndodh është tipike për një narkoshtet.
Mos harroni një zv.kryeministër pa kërkuar prokuroria, pa paraqitur kërkesë për hetim, dorëzoi mandatin dhe postin. Ky është Ilir Meta, sapo doli një dokument i manipuluar dhe falsifikuar nga Rama. Te hetuesi duhet të shkojë si qytetar i thjeshtë. Fatmir Mediu për një çështje që ishte e aparatit ushtarak, dha dorëheqje. Ilir Rusmajli u shkarkua brenda 24 orësh për qëndrimin që mbajti ndaj drejtorit që dënonte korrupsionin. Rusmajli ishte bashkëpunëtori im i afërt”, tha Berisha.
