Berisha paralajmëron padi në SPAK për skandalin e Durana Park
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, deklaroi se do të depozitojnë një kallëzim në SPAK për skandalin e Dorana Park. Berisha theksoi se kryeministri Rama nuk do të shpëtojë dot nga këto skandale.
“Do të dërgojmë në SPAK provat dhe do të bëjmë padi për Durana Park, si në çdo skandal. Për një kohë të gjatë zoti Dumani i ka lënë ato pa u përfillur. Paditë tona janë të bazuara në ligj dhe të pakundërshtueshme. Ne do t’i dërgojmë. Aty mbeten. Rama dhe Dumani mendojnë se mund të shpëtojnë nga djegësi i Tiranës dhe nga Durana, apo çështje të tjera. Por mos të shpresojnë,” tha ai.
