Berisha nga foltorja paralajmëron protestë kombëtare: Rama ka mbushur kupën
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka njoftuar nisjen e protestave kombëtare, të cilat ai i cilësoi si të fuqishme dhe me synim dorëheqjen e Ramës.
Nga foltorja përballë Kryeministrisë, më 8 dhjetor, në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të vitit 1990, lideri i opozitës deklaroi se gjatë qeverisjes së Ramës, një pjesë e madhe e të rinjve janë larguar nga vendi.
“Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë. Meritoni çdo ndëshkim me këto që i keni bërë kombit. Është koha jonë, është koha e guximtarëve, është koha me ideale, është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë. Ndaj dhe u ftoj të përgatitemi të nisim protestat e fuqishme, protestat me të cilat ne do t’u rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë”, tha Berisha.
