Berisha: Sot do të ketë revoltë! Kryengritja do të njohë dimensione të reja
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar skenarët për protestën e sotme të opozitës, e cila do të fillojë në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Ai deklaroi se “kryengritja paqësore do të njohë dimensione të reja”.
“Do të ketë revoltë! Kryengritja jonë paqësore do të njohë dimensione të reja. Është e pandalshme deri në largimin e Ramës. E patë se si në fjalën e tij ai tejkaloi dhe kohëzgjatjen e fjalimeve të Gadafit dhe Fidel Kastros. Në fakt, nëse e rikthen pas, kishin shqiptarët para një kufomë politike të pakallur. Ne do ta kallim atë. Do t’i japim vendin që meriton”, tha ai.
