Masa e detyrimit për paraqitje: Sali Berisha paraqitet në SPAK
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij. Berisha u prit nga një grup mbështetësish pranë ambienteve të SPAK, si dhe nga disa deputetë të Partisë Demokratike.
