Berisha për Ballukun: Rrezikon 36 vite burg për vepra penale

Berisha i kujton burgun Belinda Ballukut: Rrezikon 36 vite

Sali Berisha deklaroi gjatë protestës së sotme se Belinda Balluku, për shkak të veprimeve të saj, rrezikon dënim deri në 36 vite burg. Ai komentoi mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

“Sot në Këshillin e Mandateve, faqezi Manja thotë ‘ja se kjo Lubia nuk ka kryer një krim kaq të rëndë sa të arrestohet’. Përgjigja ishte ligjore. Kjo Lubia me 9 veprat e saj penale, shkon në minimum 36 vite burg. Por iu garantoj këtu se ato 9 vepra nuk janë më shumë se 1/10 e krimeve të Lubisë së Edi Ramës, dhe kriminelëve të tjerë në qeveri.”

Ai shtoi:

“Një mik më thoshte sot, doktor uroj që qytetarët që ajo që shohim në rrugët që shemben njëra pas tjetrës, çdo ditë, të sapo ndërtuara, që shemben siç u shemb rruga në Përrenjas vetëm nga gërryerja e lumit dhe prishja e bazamentit që ka tre ditë që ka izoluar juglindjen, jo shembje është e njëjtë me shtetësi. Shumë herë më e dhimbshme në shtetësi sepse janë jetë njerëzish që ikin. Janë jetë burrash e grash, të rinjsh që shuhen për shkak të mungesës së mjekimeve, të ilaçeve pa efekt. Për shkak të vjedhjes së parave, të ilaçeve për të sëmurët.”

Lidhur me sistemin shëndetësor, Berisha theksoi:

“Nuk them se ishte në një nivel të përsosur shëndetësia më parë, por disa gjëra janë të pamohueshme. Të pakundërshtueshme. Shqiptarët paguanin edhe atëherë nga xhepi, por 30% të asaj që shpenzonin për shëndetin e tyre. 70% e kishin nga shteti. Sot paguajnë 60% nga xhepi, më shumë se të tjerët në Evropë. Sot ilaçet janë Nushi Doshi, Doshi Nushi. Janë të skaduara pa efekt, mashtrim dhe vetëm mashtrim.“

Scroll to Top