Berisha: Protestuesit u qëlluan me plumba gome në kokë
Kreu i Partisë Demokratike (PD) ka përgënjeshtruar deklaratat e policisë, sipas të cilave shtatë efektivë të saj u dëmtuan gjatë protestës së organizuar dy ditë më parë nga PD.
Ai deklaroi se në spital nuk ndodhej asnjë polic i lënduar dhe shtoi se fundi i kësaj qeverie do të vijë nga të rinjtë.
“Këta janë mashtrues dhe për Edi Ramën janë në gjendje të bëjnë çdo deklaratë dhe mashtrim. Janë në gjendje të pështyjnë mbi veten e tyre. Asnjë polic i plagosur. Shkova në urgjencë. Kishin dhënë komunikatën se janë 17 policë. Asnjë. Nxirrni një të plagosur, nxirrni një gërvishtje… Përkundrazi, i qëlluat me plumba gome në kokë, kurse të rinjtë janë tmerri juaj. Prisni se është fillimi, ata do ju groposin ju… Prisni zemërimin e tyre, do merrni atë që meritoni nga të rinjtë. Çfarë është kjo urrejtje? Keni mbushur qelitë me adoleshentë, ju urrejnë. Rinia shqiptare është zgjuar dhe do t’ju fshijë ju, sepse ju qëndroni në themelin e varfërimit të tyre,” tha Berisha.
