Berisha pranon gabim për Avokatin e Popullit

Berisha kërkon ndjesë: Firmat ishin gabim, Shabani avokat i Ramës

Endrit Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me 85 vota pro.

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë dhe mbështetës në Elbasan, e vlerësoi si gabim dhënien e firmave për zgjedhjen e Shabanit, duke e cilësuar atë si avokatin e Edi Ramës.

“Gabim ishte, e pranoj dhe ju jeni të shqetësuar. Gabim ishte ajo me firmat për Endrit Shabanin, avokatin e Edi Ramës, dhe unë ju kërkoj ndjesë. Ato firma u dhanë në periudhën kur pati mbështetje ndaj kandidatit tonë të Tiranës dhe u tërhoqën menjëherë, secili nga deputetët i hoqi ato firma menjëherë”, tha Berisha.

Scroll to Top