Berisha: Presidenti Begaj u bë ‘Harami i Presidencës’ me firmat

Berisha: Begaj u bë ‘Harami i Presidencës’ me firmat që vendosi për ministrat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar presidentin Bajram Begaj si ‘haramin e Presidencës’, pas dekretimit të ministrave të rinj. Në një deklaratë për median, Berisha tha se ndryshimet në qeveri shënojnë përpjekjen për t’u trashëguar nëpërmjet krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Sipas tij, ky akt e bën të domosdoshëm largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti dhe dorëheqjen e tij.

“Sot në presidencë u zhvillua ceremonia më qesharake, më komike, më banale e 35 viteve të fundit. Riformatimi i qeverisë me klonimin, të klonuar nga Lulzim Balluku, shënon krimin permanent, në vazhdim. Shënon përpjekjen për t’u trashëguar nëpërmjet krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Të gjithë të emëruarit, pa përjashtim, janë të lidhur me 1 mijë fije me korrupsionin më të lartë qeveritar, kanë firmat e tyre të mëdha korruptive të vendit, në fushën e infrastrukturës, në fushën e energjisë dhe në fusha të tjera.

Sot, më shumë se kurrë, Bajrami i Presidencës u bë Haram i Presidencës me firmat që vendosi, me mungesën totale të guximit për t’i hedhur poshtë propozimet. Ai u bë pjesë e një krimi permanent, të vazhdueshëm.

Ndaj dhe ky akt e bën të domosdoshëm largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti, dorëheqjen e tij. Dhe të heqë dorë nga çdo lloj manovre për të zgjatur ditët e tij në pushtetin e krimit. Asgjë nuk e shpëton atë,” tha Berisha.

Scroll to Top