Berisha: PS, Parti Krimi dhe Fatkeqësi Kombëtare

Titulli: Berisha: PS, parti e krimit dhe fatkeqësia më e madhe kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se Partia Socialiste, me në krye Edi Ramën, ka instaluar në Shqipëri një dytë diktaturë, atë të autokracisë që shtyp pluralizmin politik.

Gjatë fjalës së tij në turin e “Foltores” në Krujë, Berisha theksoi se Rama, me regjimin e tij bazuar në vjedhje, mashtrim dhe krim, e ka shndërruar këtë parti politike në fatkeqësinë më të madhe kombëtare.

“Në 35 vite, na ka ndodhur diçka që nuk i ka ndodhur asnjë vendi tjetër ish-komunist. Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e dytë. Kjo nuk është si e para, që ndalonte partitë politike me ligj e Kushtetutë, por është një diktaturë autoritare që toleron dhe më pas shtyp pluralizmin. Partia Demokratike solli pluralizmin në Shqipëri, duke e konsideruar atë si motorin më të sigurt të zhvillimit të një kombi dhe shoqërie. Këta janë kundër lirisë së qytetarëve të Shqipërisë. Sot, të gjitha pushtetet varen nga një njeri. Nga 220 mijë të punësuar në këtë shtet, më shumë se 200 mijë i përkasin partisë shtet, e cila, sipas ligjit të natyrës, ka lindur si parti e krimit, vazhdon si parti e krimit dhe është fatkeqësia më e madhe kombëtare. Kjo është Partia Socialiste. Partia me në krye Edi Ramën ka vendosur një regjim me tre shtylla kryesore: vjedhjen, mashtrimin dhe krimin. Kombi ynë nuk ka njohur një rrokullisje të tillë si në këto 10 vite”, – deklaroi Berisha.

Scroll to Top