Berisha: Qeveria dhe Balluku, ditë të numëruara; dënim politik

Berisha: Qeveria dhe Balluku i kanë ditët e numëruara!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Korça se Ergys Agasi është “kryeministri në hije” i kësaj mazhorance, e cila, sipas tij, i ka ditët e numëruara.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe zëvendësen e tij Belinda Balluku, duke u shprehur se dënimi për ta është i sigurt dhe duke u bërë thirrje që të japin dorëheqjen.

“Ergys Agasi ishte kryeministri në Hije, ai e përdorte atë si njeriun e tij te AKSHI. Ajo vera atje është e Edi Ramës, e hoqën brenda natës nga qilari. Ato një mijë euro i bënë 232 milionë euro, janë taksat tuaja ato. Ne do u tregojmë vendin. Ju garantoj, i ka ditët e numëruara Rama, koha e tij është e numëruar”, tha ai.

Më tej, Berisha sulmoi ligjin e barazisë gjinore, të cilin e cilësoi si një projekt për shkatërrimin e familjes nga “bastardi i Xhorxh Sorosit”.

Ndërsa theksoi se qeveria ka ditët e numëruara dhe se demokratët do ta përcillnin në “honet e historisë”, ashtu siç u bë me diktaturën komuniste.

“Ligji që miratoi ky bastard i Xhorxh Sorros është ligj bastard, shkatërron familjen. Ata të dy janë të vdekur politikisht, Rama dhe Balluku. Dënimi i tij them se është përfundimtar, dënimi i tij politik është përfundimtar. I them jep dorëheqjen, do i tregojmë vendin që meriton. E kam thënë edhe njëherë më parë, nëse do kishte dënim me vdekje, ajo Balluku, bashkë me Ramën, do kishte jo një dënim, por 3 të tilla, ua them unë juve. Javët që vijnë Ramën do e përcjellim në honet e historisë, në banesën e turpit. Të gjitha betejat i kemi fituar me qëndresë paqësore”, u shpreh kreu i selisë blu.

Scroll to Top