Berisha: Rama e quante PS “bordello”, verifikoni në SPAK

Berisha drejtuhet socialistëve në Kuvend: Rama e quante PS-në “bordello”, shkoni të verifikoni në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Partinë Socialiste si “bordello”.

“Ai dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello”, iu drejtua Berisha socialistëve, duke theksuar se: “Unë për ju kam thënë shumë gjëra, nuk e mohoj, por nuk kam thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama”.

Më tej, kryedemokrati i ftoi socialistët të vizitojnë SPAK-un, të shohin dokumentet dhe, sipas tij, të mësojnë se kush e meriton këtë etiketë.

“Unë për ju kam thënë shumë gjëra, nuk e mohoj, por nuk kam thënë kurrë atë që ka thënë Edi Rama. Ai dhe jo unë, ka thënë që PS është një bordello. Unë nuk e kam thënë kurrë këtë dhe nuk kam atë koncept për socialistët. Për të parë se kush është bordello, shkoni në SPAK dhe shikoni dokumentet. T’i shihni ato dhe atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë”, tha Berisha.

Scroll to Top