Berisha: Rama u detyrua të mos marrë pjesë në protestën e UÇK-së

Pas një deklarate brenda Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli përpara mediave jashtë sallës. Ai deklaroi me bindje se kryeministri Rama ishte detyruar të hiqte dorë nga pjesëmarrja në protestën e organizuar për ish-ushtarët e UÇK-së.

“Ramën e detyruan… që mos të merrte pjesë në protestën e UÇK-së. E detyruan. Kush? Ata që e detyruan… u detyrua që të tërhiqej. Kishte përgatitur fjalimin 1 orë. Ka kaluar në stilin e kubanëve. Mbështetjen time të plotë e shpreh për ish-udhëheqjen e Kosovës. Skam parë asnjë provë inkriminuese,” tha ai.

Berisha shtoi se vendimi i deputetëve të PD-së për të mos marrë pjesë ishte politik. “Vendimi ynë, ishte vendim politik. Shpreh mbështetjen time të plotë për ish-udhëheqjen e Kosovës. S’kam parë asnjë provë inkriminuese ndaj tyre,” përfundoi ai.

Scroll to Top