Berisha: Shprehuni lirë brenda kornizës së forumeve të PD

Berisha: Çdo demokrat duhet të shprehet i lirë, por brenda forumeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në foltoren e PD-së për ambiciet e partisë. Ai theksoi se PD-ja është dhe do të mbetet një parti e hapur. Pavarësisht se nuk iu referua drejtpërdrejt takimeve të ish-deputetit Ervin Salianji me demokratë në Durrës, Berisha dha një mesazh të qartë: Partia Demokratike është e hapur, por me rregulla, ndërsa takimet jashtë forumeve zyrtare konsiderohen private.

“Ne jemi dhe do të mbetemi parti e hapur, absolutisht parti e fjalës së lirë dhe mendimit të lirë. Në këtë parti, çdokush do të ketë të drejtë të votojë kundër. Por, si çdo parti tjetër, është një parti me rregulla që vendosen bashkarisht dhe nuk mund të imponohesh kurrë në atë mënyrë. Dua të them se secili nga demokratët, çfarëdo që të ketë në mendje, duhet ta shprehë pa hezitim, por brenda kornizës së forumeve”, u shpreh kreu i PD-së.

Sali Berisha shtoi se PD-ja mund të forcohet, ripërtërihet dhe konsolidohet vetëm kur çdonjëri ta marrë këtë si një çështje personale. “Janë propozimet tuaja, kritikat tuaja, sugjerimet tuaja, tërheqja e vlerave nga secili prej jush kjo parti, ato që do ta ngrenë atë në lartësinë e përmbushjes së një misioni historik. Jemi e vetmja forcë politike në Europë që përmbysi dy diktatura, dhe kjo do të jetë PD. Ne jemi dhe do të mbetemi parti e hapur, absolutisht parti e fjalës së lirë dhe mendimit të lirë. Në këtë parti, çdokush do të ketë të drejtë të votojë kundër. Por, si çdo parti tjetër, është një parti me rregulla që vendosen bashkarisht dhe nuk mund të imponohesh kurrë në atë mënyrë. Dua të them se secili nga demokratët, çfarëdo që të ketë në mendje, duhet ta shprehë pa hezitim, por brenda kornizës së forumeve.”

Ai vijoi duke theksuar: “Secili demokrat do të ketë të drejtë të zgjedhë këdo, i lirë, por secili demokrat ka detyrim që tani të mendojë se atë proces që zbatuam së bashku ta përsosim, si t’i bëjmë ato lista. Listat janë tuajat, nuk janë të Tiranës. Nuk mund të bëjë Tirana lista. Si t’i bëjmë këto lista më të besueshme ndaj secilit prej nesh? Si të afrojmë ne, çdonjëri prej nesh, një vajzë, një djalë, një burrë, një grua me vlera, që e njeh, e të thotë ‘Ej, hajde’. Ne po shkojmë drejt shuarjes si komb, po nuk morëm masa urgjente.”

Scroll to Top