Berisha: Shqipëria kërkon zgjedhje të lira, jo farsë

Berisha: Shqipëria nuk do të ketë më farsë zgjedhore, prandaj populli është ngritur në këmbë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Shqipëria nuk do të ketë më “farsë zgjedhore”, duke theksuar se ky është edhe shkaku pse populli është ngritur në këmbë.

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Shqipëria do të ketë zgjedhje të vërteta, jo farsë. Ai tha: “Sigurisht që ai me farsën mburret. Por farsë tjetër Shqipëria nuk do të ketë. Shqipëria do të ketë zgjedhje. Ky është në këmbë për popullin, sepse do të ketë zgjedhje.”

Kreu i PD-së shtoi se përderisa kundërshtari mendon se do t’i “ndëshkojë shqiptarët me farsë elektorale”, Partia Demokratike i kundërvihet me mesazhin: “Shporru, qërohu se zgjedhje me ty nuk ka dhe shqiptarët do të votojnë të lirë.”

Scroll to Top