Berisha: Shqipëria larg BE, kushte të reja për integrimin

Berisha: Priten kushte të reja për integrimin, me Edi Ramën vendi po largohet nga BE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar se vendi rrezikon të përballet me kushte të reja nga Bashkimi Europian.

Berisha ka përsëritur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se veprimet e tij po e largojnë Shqipërinë nga rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ju e dini që ka mbi një muaj, përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare kanë bërë pesë takime, por Shqipëria mbetet në klasë për shkak të vjedhjeve të Edi Ramës. Ai ka një raport të ndërmjetëm, jo përfundimtar. Dhe as raporti i ndërmjetëm nuk është pranuar, pasi një grup i madh vendesh kanë sjellë një breshëri të re kushtesh dhe kërkesash, të cilat do t’i vendosen Shqipërisë në rrugën e integrimit”, tha Berisha.

Scroll to Top