Berisha: Skenar për mbylljen e Parlamentit, Dumani e Çela në kompromis

Dumani dhe Çela në Kuvend/ Berisha tregon ‘prapaskenat’: Duan të kyçin parlamentin

Kreu i PD-së, Sali Berisha, theksoi se ekziston një skenar për mbylljen e Kuvendit, ndërsa sot raportojnë Altin Dumani dhe Olsjan Çela. Ai deklaroi për gazetarët se këta të fundit janë në kompromis me maxhorancën.

“Taulant Bego Yaris hoqi maskën dhe u tha shqiptarëve se do të bëjë një takim me dy kryetarët e grupeve, të cilëve u ofroi si alternativë ose të pranoni të hiqni dorë nga pyetjet me gojë, ose do të votohen pa lexim të raporteve dhe të pyetjeve të drejtuesve të institucioneve të drejtësisë? Çfarë ka në këtë propozim? Në këtë propozim ka skenarin e kyçjes së parlamentit. Nuk ka opozitë në botë që mund të pranojë të bëjë një pazar të tillë. Në qoftë se ti do t’i vësh kyçin, vërja që nesër. Opozita nuk heq dorë nga e drejta e saj kushtetuese për pyetje, e cila është absolutisht në çdo sallë parlamentare të botës edhe me shkrim, edhe me gojë. Në vitin 2023 dhe 2024, pyetjet kanë qenë vetëm me gojë. Përpara nuk ka pasur institucione drejtësie siç janë sot. Pra, këta kërkojnë të bëjnë një interpretim që u leverdis, sepse janë në një kompromis me ata që kanë ardhur të raportojnë. Nuk kanë ata interes që të raportojnë, ndaj gjejnë një pretekst se si t’i imponohemi opozitës që të mbyllim parlamentin. Besoj se është e qartë se opozitës nuk mund t’i imponohesh kurrë.”

Berisha shtoi: “Gogo është Nesti Angoni. Ai, për të mos çuar në Prokurori Taulant Ballën me dosjen 26, bëri një dosje tjetër 26/1. S’kam asgjë personale me Altin Dumanin, halli im është për qytetarët. Nëse kërkoj të bëhen pyetje, kërkoj interesat e qytetarëve.”

Ndërkohë, Berisha tha se do të ketë protesta të fuqishme. “Rama tha për Belindën se i kam kërkuar dorëheqje. Unë kam kërkuar për Vengun dorëheqje, ndaj mos i hipni më shumë Belindës. Do të ketë protesta të fuqishme, padyshim.”

Scroll to Top