Berisha: Sot është dita e fitores mbi të keqen që ka kapluar Shqipërinë
Pak orë para protestës së paralajmëruar të opozitës para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dërguar një mesazh mbështetësve të tij përmes një postimi në rrjetin social X.
Në reagimin e tij, Berisha e cilëson ditën e sotme si momentin kur, sipas tij, “populli opozitar” i bën gjyqin politik kryeministrit, të cilin e akuzon për lidhje me individë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Sipas kryedemokratit, protesta përfaqëson një akt guximi qytetar dhe një përballje të drejtpërdrejtë me atë që ai e përshkruan si të keqen që ka kapluar Shqipërinë.
“Sot është dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bën gjyqin kryesor të krimit, kryeministrit të lidhur me individë të përfshirë në veprimtari kriminale. Është dita e fitores mbi të keqen që ka kapluar Shqipërinë”, shkruan Berisha në mesazhin e tij.
