Berisha Zëvendës President i Qendrës Demokristiane Ndërkombëtare

Samiti në Brazil: Berisha zgjidhet zëvendës President i CDI

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zëvendës President i Qendrës Demokristiane Ndërkombëtare (CDI), unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.

Në Asamblenë e CDI, e cila u zhvillua në Sao Paolo të Brazilit, u zgjodh Presidenca dhe drejtuesit e rinj të organizatës, mes tyre edhe lideri i PD-së.

Nga Europa, në Presidencë janë zgjedhur gjithashtu Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë, Janez Janša, dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán.

Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz White, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana.

CDI përbëhet nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Scroll to Top