Berisha: Zgjedhjet – Farsë, Qeveria Nuk Ka Vullnet Për të Ndershme

Humbja në zgjedhjet e pjesshme / Berisha: Me këtë qeveri nuk bëhen zgjedhje, por farsë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në pesë bashki të vendit, duke falënderuar kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen e tyre në garë.

Berisha akuzoi qeverinë për manipulim të procesit, duke e cilësuar atë si një farsë elektorale.

“I falënderoj kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen në zgjedhje. Kjo qeveri nuk bën dot zgjedhje. Farsa është farsë, manovra është manovër,” – deklaroi Berisha.

Sipas tij, procesi zgjedhor i zhvilluar nuk përmbushi standardet demokratike dhe tregoi, siç tha ai, se “pushteti aktual nuk ka as vullnet e as aftësi për të organizuar zgjedhje të ndershme”.

Scroll to Top