Hën. Nën 12th, 2018

Betohet pas fitores Erdogan, Turqia zyrtarisht me sistem presidencial

Rexhep Taip Erdogan është betuar në Parlamentin e Turqisë, duke u bërë presidenti i parë në sistemin e ri të qeverisjes.

Kështu përfundoi sistemi parlamentar dhe zyrtarisht filloi sistemi presidencial, me betimin e Erdogan.

Erdogan fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet presidenciale me 52.59 për qind të votave, sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK).

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka premtuar se do heqë gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në Turqi.

Në zgjedhjet presidenciale brenda shtetit, jashtë shtetit dhe në portat doganore kanë votuar gjithsejt 51.197.959 votues, prej të cilave 50.068.627 janë shpallur të vlefshme, ndërsa 1.129.332 janë të pavlefshme. Pjesëmarrja në votime u vlerësua të jetë 86,24 për qind.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, brenda shtetit ka marrë 25.436.238 vota, jashtë shtetit 807.974 vota dhe në portat doganore 86.611 vota apo gjithsejt 26.330.823 (52,59 për qind të votave).

InfoPasqyra/BW

Kategori