Zbulohen fjalët që Joe Biden i pëshpëriti Barron Trump-it gjatë inaugurimit të presidentit të 47-të.
Eric Trump, 41-vjeç, ka sqaruar misterin rreth bisedës së shkurtër midis vëllait të tij të vogël, Barron, dhe Joe Biden-it, gjatë inaugurimit të babait të tyre, Donald Trump, në janar 2025.
Në emisionin “The Megyn Kelly Shoë” më 14 nëntor, Eric-u u ndal te momenti që u bë viral menjëherë pas betimit të babait të tij si presidenti i 47-të i SHBA-së. Mediat dhe ekspertët e leximit të buzëve spekuluan se Barroni, atëherë 18-vjeçar, i kishte thënë Biden-it diçka jo të këndshme, duke e interpretuar si një fyerje të hapur.
Por, sipas Eric-ut, realiteti ishte krejt i kundërt.
“Një mbrëmje i telefonova Barron-it dhe e pyeta: ‘O mik, çfarë i the vërtet?’ Dhe ai më tha diçka aq të sjellshme sa pothuajse nuk e kuptova menjëherë, diçka si ‘Urime dhe shumë suksese ty’ ose e ngjashme. Një gjë plotësisht me respekt,” rrëfeu ai, duke theksuar se vëllai i tij nuk është tip që futet në konfrontime.
“Barron-i nuk e ka këtë brenda tij. Është një djalë i mirë. Ndoshta e mendon, sigurisht e ka këtu lart [duke treguar në kokë], por është aq i sjellshëm sa nuk do ta thoshte kurrë me zë,” shtoi Eric-u. “Barron-i është një fëmijë vërtet i mirë.”
Momenti ndodhi pikërisht para fjalimit inaugurues të Trump-it, që zgjati mbi 30 minuta dhe përmbante kritika ndaj administratës së Biden-it, ndërsa ish-presidenti ndodhej vetëm disa metra larg. Kjo e bëri shkëmbimin edhe më të dukshëm, duke ushqyer spekulimet.
