Enj. Nën 22nd, 2018

Binaku: Atmosfera në ekipin kombëtar është e mirë

TIRANË, 8 tetor . – Në prag të ndeshjes me Izraelin në Ligën e Kombeve mbrojtësi i “Malmos” Egzon Binaku deklaroi se atmosfera në skuadrën kombëtare të Shqipërisë është e mire. Binaku tha se ndaj Izraelit skuadra do të hyjë në fushë vetëm për të fituar.

Ndërkohë Binaku pranoi se ndaj Skocisë skuadra nuk luajti shumë mirë.

”Tashmë e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të triumfuar. Sigurisht kemi dëshirë të kualifikohemi në grup, në Ligën e Kombeve. Duhet të jemi psikologjikisht mirë. Personalisht jam shumë i kënaqur që më kanë ftuar në kombëtare, që trajneri ka sërish besim tek unë”.

Këtë deklaratë mbrojtësi i kombëtares e bëri gjatë konferencës për shtyp këtë të hënë nga  Durrësi, ku po qëndron ekipi kombëtar.

Zbulimi i trajnerit të kombëtares Christian Panucci, mbrojtësi Egzon Binaku bëri dy paraqitje shumë të mira në dy sfidat e tij të para me Shqipërinë ndaj Izraelit dhe Skocisë. /o.l/j.p/

Kategori