Hën. Gus 20th, 2018

BIOTEKNOLOGJI – Truri arrin të njohë objektet nëpërmjet prekjes

PIZA, 7 gusht /ATSH-ANSA/ – Truri i njeriut është në gjendje të njohë objektet nëpërmjet prekjes, sipas një studimi të Institutit të Biorobotikës i shkollës së lartë “Sant’Anna” në Piza dhe të universitetit suedez “Lund”, të koordinuar nga Calogero Oddo dhe Henrik Jorntell.

Ky studim i publikuar në revistën shkencore “Frontiers in Cellular Neuroscience” mund të ndihmojë në prodhimin e protezave artificiale inovative.

Studimi përshkruan mekanizmat falë të cilëve truri është në gjendje të përmirësojë perceptimin tonë nëpërmjet eksperiencës.

Për Alberto Mazzoni, studiues në “Sant’Anna” dhe një prej autorëve të këtij studimi, “nëpërmjet eksperiencës, neurone të ndryshme fillojnë të diferencohen, duke u specializuar secili në një veçori specifike të objekteve”.

Për të kuptuar se si arrin truir të njohë objektet nëpërmjet prekjes, autorën kanë zhvilluar një model matematikor të neuroneve në zonën cerebrale që merr stimulimet e prekjes.

Më pas kanë stimuluar të mësuarin duke i dhënë kësaj pjese mijëra informacione ndijësore.

Për Oddo, “ky kërkim hedh dirë të re mbi mekanizmat e trurit për të mësuar. Për më tepër mund të ndihmojë në zhvillimin e protezave artificiale të përparuara, çipe dhe sisteme të inteligjencës artificiale të frymëzuara nga strukturat biologjike”. /G.S/

Kategori