Bisedime SHBA-Ru’si për Ukrainën, Witkoff takohet me Putinin

I dërguari i Trump, Steve Witkoff, njofton bisedime me Putinin këtë javë

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka njoftuar se do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të enjten për të diskutuar një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë.

Witkoff ka deklaruar më parë se është bërë përparim i konsiderueshëm në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

Witkoff ka zhvilluar disa takime të drejtpërdrejta me Putin gjatë vitit të kaluar, që nga ardhja e Trump në Shtëpinë e Bardhë, por këto takime nuk kanë rezultuar ende në një ulje të armëve nga palët.

Scroll to Top