Bisedimet në Gjenevë mes Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund paqësisht luftës janë “arritur në një bllokim”. Kjo u konfirmua nga dy burime, sipas gazetarit të Axios, Barak Ravid.
Sipas tij, arsyeja për këtë bllokim ishte pozicioni i mbajtur nga kreu i ri i delegacionit rus, ndihmësi presidencial Vladimir Medinsky.
“Dy burime të informuara më thanë se bisedimet e grupit politik në Gjenevë kanë ‘hyrë në një bllokim’. Burimet vunë në dukje se kjo për shkak të qëndrimeve të paraqitura nga kryenegociatori i ri i Rusisë, Vladimir Medinsky”, shkroi Ravid në rrjetin social “X”.
Takimi u zhvillua më 17 shkurt. Mediat ruse raportuan se negociatat ishin “shumë të tensionuara”.
