Die. Dhj 16th, 2018

Biznesin e hap për 24 orë, por për ta çregjistruar duhet 30 ditë

Në gjashtë mujorin e parë të 2018-ës ka pasur një dyfishim të çregjistrimit të bizneseve në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Shifrat zyrtare flasin për 4000 biznese të mbyllura, kundrejt 2000 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por në qoftë se për hapjen e një biznesi në Shqipëri mjafton një ditë, për mbylljen e tij nevojitet një kohë shumë herë më e gjatë dhe procedurat janë më të komplikuara.

Sipas Inspektorit të Sportelit të bizneseve në QKB, Ernis Xhelilaj, për të shmangur vonesat, subjektet mund t’i kryejnë procedurat online.

Xhelilaj sqaron gjithashtu se në rastet kur dokumentacioni është i rregullt dhe janë kryer të gjitha detyrimet ndaj shtetit, procedurat e çregjistrimit zgjasin vetëm 30 ditë.

Në anën tjetër për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, janë hapur rreth 11 mijë biznese të reja, me një rritje të vogël krahasuar në të njëjtën periudhë të 2017-ës.

InfoPasqyra/tch

Kategori