Biznesmeni Abule paraqitet në GJKKO për çështje Veliaj

Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Abule ndodhet në gjyq lidhur me dosjen që ka në fokus kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në media është shpërndarë një fotografi e tij, e cila mendohet të jetë realizuar në vitin 2019 në aeroportin e Romës, pranë kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Raportohet se Veliaj dhe Abule kanë njohje të konsiderueshme dhe besohet se udhëtimi i tyre mund të ketë pasur për qëllim turizmin.

Scroll to Top