Shembja e kanalit në Klos bllokon rrugën nacionale Klos-Burrel
Rruga nacionale Klos-Burrel është e bllokuar prej më shumë se dy orësh si pasojë e shembjes së një kanali. Sasi të mëdha balte dhe inertesh kanë përfunduar në asfalt, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.
Raportohet se në vendngjarje është bllokuar edhe një ambulancë, e cila po transportonte një pacient drejt Tiranës. Vargu i automjeteve nga të dyja krahët ka arritur gjatësinë rreth 10 kilometra.
Forcat policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të liruar rrugën dhe rikthyer qarkullimin normal.
