Bllokohet 1 ton mjaltë pa dokumentacion në Kapshticë

Vinte nga Greqia në Shqipëri, bllokohet 1 ton mjaltë pa dokumentacion në Kapshticë

Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, pasi nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit. Sasia e ardhur për import dhe tregtim në vendin tonë është bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe strukturat e saj e vlerësojnë me prioritet sigurinë ushqimore. Mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve të sigurisë në import mbeten objektiva parësore edhe në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Scroll to Top