Mar. Nën 20th, 2018

BM – British Airways nis hetimin për vjedhjen e të dhënave të kartave të kreditit

LONDËR, 6 shtator /ATSH–DPA/ Të dhënat personale dhe financiare të klientëve të “British Airways” që kanë bërë prenotime në internet dhe në aplikacionin e linjës ajrore janë vjedhur gjatë periudhës 21 gushtit – 5 shtator, deklaroi sot kompania.

Të dhënat e rreth 380 000 kartave të kreditit ishin ndryshuar, raportojnë gazetat e “The Guardian” dhe “The Sun” të cilat përmendin këtë linjë ajrore.

“British Airways” u shpreh në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit se “të dhënat e komprometuara nuk përfshijnë të dhënat e lidhura me udhëtimet apo të pasaportës. Linja ajrore ka kontaktuar policinë dhe autoritetet përkatëse dhe po heton këtë çështje si një çështje urgjente”.

“British Airways është në komunikim me klientët e prekur dhe ne këshillojmë çdo klient që beson se  mund të jenë prekur nga ky incident të kontaktojë bankën ose ofruesin e kartave të kreditit dhe të ndjekë këshillat e tyre,”  tha kompania ajrore.

/sm/

Kategori