Pre. Dhj 14th, 2018

BM – May: Të dyshuarit për helmimin e Skripal ishin agjentë rusë

LONDËR, 5 shtator . – Qeveria britanike mendon se dy personat e akuzuar për helmimin me armë kimike në qytetin anglez, Salisburi, të ish-agjentit të dyfishtë ishin ofircerë të shërbimeve sekrete ushtarake ruse, deklaroi kryeministrja, Theresa May.

May tha para Parlamentit se “ekspertët e shërbimeve britanike dolën në përfundimin se dy qytetarët rusë ishin oficerë të shërbimeve sekrete ushtarake, të njohura si GRU”.

Ajo akuzoi gjithashtu Moskës se po krijon dezinformim në lidhje me këtë çështje, duke insistuar se Londra ka prova të fuqishme në mbështetje të këtyre përfundimeve.

Dy personat ishin regjistruar nga kamerat e sigurisë ndërkohë që hynin në Britani të Madhe më 2 mars dhe udhëtuan dy herë për në Salisburi në dy ditët e tjera.

“Ata janë parë gjithashtu në shtëpinë e ish-oficerit të shërbimeve sekrete ushtarake ruse, Sergei Skripal, që më pas u bë agjent i dyfishtë, në 4 mars para se të kthehen në Moskë me një fluturim nga Londra që niesej të njëjtën ditë”, tha May. /G.S/

Kategori