Hën. Nën 19th, 2018

Boksieri shqiptar Çullhaj, shpallet kampion Europe

TIRANË, 16 tetor . – Armand Çullhaj boksieri 28-vjeçar nga Tirana që jeton prej vitesh në Gjermani, u shpall kampion Europe në federatën WBU.

Boksieri shqiptar, mposhti kundërshtarin e tij, çekun Ondrej Budera, në sfidën e peshave super të mesme.

Ndeshja zgjati 12 raunde dhe u dominua nga boksieri kuqezi gjatë gjithë kohës. Çullhaj arrin kështu të rrëmbejë titullin kampion Europe në federatën WBU, duke mos i zhgënjyer të pranishmit e shumtë shqiptarë që e mbështetën fuqishëm në duelin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës në qytetin e Mynihut.

Me këtë sukses, Çullhaj regjistroi fitoren e 22-të si boksier profesionist, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të suksesshme. Boksierit shqiptar mori titullin kampion, ndërkohë që djaloshi nga Tirana mbante flamurin kuqezi në duar. /o.l//e.caushi/

Kategori