Bombardimet në Venezuelë, reagimi i Trump: SHBA-të kanë kryer një “sulm në shkallë të gjerë”
Presidenti amerikan ka reaguar lidhur me bombardimet e ndodhura në Venezuelë. Përmes një komunikimi në platformën “Truth Social”, Trump ka pohuar se sulmet janë kryer në shkallë të gjerë.
Trump shtoi se Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij, janë kapur dhe larguar nga vendi. Gjithashtu, ai nënvizoi se sulmet janë kryer në orët e para të mëngjesit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është larguar me aeroplan nga vendi. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DONALD J. TRUMP”, thuhet në reagimin e Trump.
