Mër. Nën 21st, 2018

“Boom turistësh të huaj”, Rama njofton se çfarë do të ndodhë nesër në Vlorë

TIRANE- Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në “Facebook” deklaroi se në vendin tonë ka pasur një boom turistësh të huaj. Kreu i qeverisë bëri të ditur se mbrëmjen e nesërme në Lungomare në Vlorë do të performojë Trupa e Operas.

“Sezoni i sivjetëm turistik që po rezulton me një boom turistësh të huaj në bregdetin tonë, ka përveç të tjerash edhe risinë e Kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese përgjatë vijës bregdetare, që nga koncertet e të gjitha llojeve tek festat e kuzhinës, koncertet e të gjitha llojeve, organizimet në rrugët e trashëgimisë kulturore e aktivitetet sportive…
Nesër mbrëma, Trupa e Operas që është pjesë e këtij angazhimi të ri në funksion të sezonit turistik, zbret në Lungomaren e Vlorës me një performancë origjinale tek hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës😊💃💫🎼🎻🎺🎹”, shkruan Rama.
(ed.me/InfoPasqyra/BW)


-Politikë – BalkanWeb.com

Kategori