Situatë e rëndë nga bora në Njësinë Administrative Kukur në Gramsh, 5 fshatra të izoluar.
Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar bllokimin e rrugëve në Njësinë Administrative Kukur, në bashkinë Gramsh, duke lënë të izoluar pesë fshatra.
Situata më problematike paraqitet në fshatin Rovjë, ku trashësia e dëborës arrin deri në 70 centimetra, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.
Prej më shumë se 24 orësh, nëntë fshatra të njësisë Kukur kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa për shkak të bllokimit të rrugëve është pezulluar procesi mësimor në 6 shkolla.
