Bora e parë në Theth dhe Razëm, reshje të lehta dëbore

Pas reshjeve të shiut, ka nisur bora e parë në Theth dhe Razëm.

Në veri të vendit, reshjet e shiut janë zëvendësuar nga reshje dëbore në zonat malore. Në rrugën Qafë Thore-Theth kanë filluar reshje dëbore me intensitet mesatar.

Ndërkohë, u rekomandohet drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar.

Edhe në pikën turistike të Razmës kanë nisur reshjet e dëborës, megjithëse me intensitet të ulët. Deri më tani, nuk raportohen probleme në qarkullimin e automjeteve.

Scroll to Top