Korça është zgjuar sot e mbuluar nga bora, ndërsa borëpastrueset vazhdojnë punën në terren.
Reshjet e dëborës kanë mbërritur në qarkun e Korçës këtë mëngjes, duke krijuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet rrugore.
Veçanërisht në aksin Boboshticë-Dardhë, stafi rrugor po punon për pastrimin me borëpastruese dhe po hedh kripë për të lehtësuar qarkullimin.
Sipas prefekturës lokale, deri më tani nuk ka rrugë të bllokuara dhe qarkullimi po zhvillohet normalisht në të gjitha akset kryesore të rajonit.
Për të siguruar që trafiku të mos jetë i penguar, Drejtoria Qendër-Lindje e Autoritetit Rrugor Shqiptar po monitoron në kohë reale gjendjen e rrugëve dhe është e gatshme të ndërhyjë menjëherë aty ku situata mund të përkeqësohet.
