Bordi i Paqes hap faqen zyrtare
Bordi i Paqes ka lançuar faqen e tij zyrtare. Inaugurimi i faqes vjen pas takimit të parë më 19 shkurt, ku u firmos deklarata e themelimit të këtij Bordi.
Mes liderëve që firmosën ishin kryeministri Edi Rama si përfaqësues i Shqipërisë dhe presidentja Vjosa Osmani si përfaqësuese e Kosovës.
Në faqe janë listuar shtetet anëtarë, të cilat janë:
- SHBA
- Shqipëria
- Argjentina
- Armenia
- Azerbajxhani
- Bahreini
- Bjellorusia
- Bullgaria
- Kamboxhia
- Egjipti
- El Salvadori
- Hungaria
- Indonezia
- Izraeli
- Jordania
- Kazakistani
- Kosova
- Kuvajti
- Mongolia
- Maroku
- Pakistani
- Paraguai
- Katari
- Arabia Saudite
- Turqia
- Emiratet e Bashkuara Arabe
- Uzbekistani
- Vietnami
Gjithashtu janë të listuara edhe parimet themelore të Bordit të Paqes, një iniciativë e ideuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Seksioni i misionit thekson se Bordi i Paqes është një organizatë ndërkombëtare që synon të promovojë stabilitetin, të rivendosë qeverisje të besueshme dhe të ligjshme, dhe të sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.
Bordi do të kryejë funksione të tilla të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe siç mund të miratohen sipas këtij statuti, duke përfshirë zhvillimin dhe përhapjen e praktikave më të mira të zbatueshme nga të gjitha kombet dhe komunitetet që kërkojnë paqe.
Një seksion më vete në faqen e Bordit është edhe “Plani i Paqes në Gaza”. Aty shpaloset plani gjithëpërfshirës i Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.
