Mër. Jan 23rd, 2019

Bota – Agjencia Telegrafike Shqiptare

NJU JORK, 11 janar . – General Motors (GM) në proces ristrukturimi njoftoi sot tregtimin që këtë vit të automjeteve me kosto të ulët për vendet në zhvillim dhe parashikon ta shndërrojë markën e tij Kadillak në prodhues të makinave elektrike të cilësisë së lartë për të konkurruar me ”Tesla”.

Automjetet me çmim të ulët, shumica e tyre nën markën ”Chevrolet” do të gjejnë kryesisht treg në Kinë, Indi, Meksikë dhe Amerikën e Jugut (Brazil), rajone ku do të prodhohen gjithashtu këto modele, prezantoi në mënyrë të detajuar prodhuesi në dokumentet që u drejtohen investitorëve.

Këto modele do të eksportohen gjithashtu në vende të tjera në zhvillim, por ”General Motors” përjashton shitjet në Europë dhe SHBA. Në shtetin e fundit, gjiganti i Detroit njoftoi në muajin nëntor shkurtimin e mijëra vendeve të punës dhe mbylljen e fabrikave, në dëm të presidentit Donald Trump.

Me prodhimin dhe shitjen e automjeteve me kosto të ulët në vendet në zhvillim, GM shpreson të ulë kostot dhe ekspozimin ndaj tensioneve tregtare, si dhe të kufizojë ndikimin e luhatjeve të kursit të këmbimit.// v.b/

The post SHBA  – ”General Motors” hedh në treg automjete me kosto të ulët për vendet në zhvillim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

]]>

Kategori