Die. Dhj 16th, 2018

Bota lind më pak. Fertiliteti bie me shpejtësi nga 4, në 2 fëmijë

Gjysma e vendeve të botës kanë sot një lindshmëri tejet të ulët për të ruajtur nivelin e tyre të popullatës.

Studimi më i fundit, i publikuar në revistën shkencore “The Lancet”, tregon një rënie të ndjeshme globale të numrit të fëmijëve që po vijnë në jetë.

Edhe për kërkuesit vet, shifrat e sjella nga ky studim kanë përbërë një surprizë të madhe. “Do të ketë pasoja, – thonë ata, – për shoqëritë që kanë më shumë gjyshër sesa nipër e mbesa”.

Kërkimi ndjek trendet e çdo vendi, duke nisur nga viti 1950 deri në 2017-n. Gati 7 dekada më parë, gratë kishin mesatarisht 4 fëmijë gjatë jetës së tyre; vitin e kaluar, ky nivel lindshmërie u reduktua në 2.

Por, kjo maskon ndërkohë ndryshimet gjigante mes kombeve. Mesatarja e fëmijëve në Niger, në Perëndim të Afrikës, është 7, ndërsa në ishullin mesdhetar të Qipros vetëm një.

  Raporti i fundit për lindjet nëpër botë befason studiuesit

Një deri në 2 është përgjithësisht trendi në shumicën e Europës perëndimore. Sa herë që niveli mesatar i fertilitetit në një vend bie nën 2, atëherë kjo do të thotë se popullata, eventualisht do të nisë të rrudhet.

Shtetet ekonomikisht më të forta janë ato që kanë edhe nivelet më të ulëta të fertilitetit, duke përfshirë Europën, Shtetet e Bashkuara, Korenë e Jugut dhe Australinë.

Michelle Obama, ndërkohë, bëri një rrëfim befasues. Ish-Zonja e Parë e Amerikës tha se vajzat e saj kanë ardhur në jetë falë fertilizimit in vitro. Në librin e saj, “Becoming”, Michelle rrëfen se ka pasur një abort dhe ka përdorur këtë metodë pas kësaj, si për Malian, ashtu dhe me Sashën.

InfoPasqyra/tch

Kategori