Botërori 2026: Portugalia synon kurorëzimin e Ronaldos

Bruno Fernandes: Fitimi i Kupës së Botës do të kurorëzonte karrierën e Ronaldos

Mesfushori Bruno Fernandes ka deklaruar se Portugalia është e vendosur të fitojë Kupën e Botës 2026, duke theksuar se një sukses i tillë do të ishte mënyra më e mirë për të kurorëzuar karrierën ndërkombëtare të Cristiano Ronaldos.

Kapiteni i Manchester United ka folur në një intervistë me Wayne Rooney, ku u shpreh se ekipi synon ta bëjë realitet ëndrrën e madhe, jo vetëm për Portugalinë, por edhe si vlerësim për ndikimin e Ronaldos në futboll.

“Përfundimi i këtij Botërori me Cristiano-n duke fituar do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Shpresoj shumë që ta bëjmë të mundur, jo vetëm për Portugalinë, por për gjithçka që Cristiano i ka dhënë futbollit dhe botës”, u shpreh Fernandes.

Në moshën 41-vjeçare, Kupa e Botës 2026 do të jetë përpjekja e gjashtë dhe e fundit e CR7 për lavdinë më të madhe.

Portugalia e nis fushatën e saj në Grupin K më 17 qershor kundër DR Kongos. Në të njëjtin grup janë gjithashtu Uzbekistani dhe Kolumbia.

Scroll to Top