Brazil: 64 të vdekur në operacionin policor në Rio

Numri i të vdekurve në përleshjet midis policisë dhe kriminelëve në Brazil shkon në 64.

Numri i viktimave nga një operacion policor në shkallë të gjerë, i zhvilluar më 28 tetor në lagjet e varfra Alemao dhe Peña në Rio de Janeiro, Brazil, ka arritur në 64.

Sipas qeverisë së Rio de Janeiros, ky operacion cilësohet si më i madhi në historinë e shtetit.

Mes të vdekurve janë 60 persona të cilët mendohet të kenë qenë anëtarë të grupeve kriminale dhe katër forca të sigurisë, përfshirë dy oficerë nga batalioni i operacioneve speciale të policisë.

Operacioni, i emërtuar “Tërheqje”, përfshiu rreth 2,500 policë ushtarakë dhe civilë.

Qëllimi i operacionit ishte ekzekutimi i 100 urdhër-arresteve për anëtarët e grupit kriminal “Comando Vermelho”.

Gjatë aksionit u arrestuan 81 persona, u sekuestruan 10 pushkë, një pistoletë dhe nëntë motoçikleta.

Scroll to Top