Enj. Nën 22nd, 2018

Brenda 4 viteve, qeveria i dha fund historisë së kanabisit

TIRANË, 8 nëntor. – Sipas shifrave të Guardia di Finanza italiane, çdo ditë është shkatërruar mbi 90% e kanabisit.

Kryeministri i vendit Edi Rama tha përballë panelit të analistëve mbrëmjen e së enjtes se kanabisi ka qënë i prezent jo vetëm në Lazarat, por në të gjithë vendin.

“Në kohën e Saimir Tahirit filloi lufta kundër kanabisit. Kanabisi ishte aty dhe jo vetëm në Lazarat, por kudo. Sepse kemi ditur sesa shumë ka qenë, pra po të them që ne e kemi shkatërruar sipas shifrave të Guardia di Finanza 90% e kusur çdo ditë”, – deklaroi ai.

Sipas Ramës, fakti që kanabisi kapej, nuk ishte tregues që më parë kjo gjë nuk ndodhte, por sepse dy vendet nisën bashkëpunim për luftën ndaj kanabisit.

“Dhe kapjet nuk janë tregues që nuk ka pas përpara, por janë treguar që dy vendet po bashkëpunonin për luftën ndaj kanabisit. Më parë vendi tjetër nuk jepte informacion se nuk kishte bashkëpunim”, – tha Rama ndërsa deklaroi se brenda 4 viteve iu dha fund kësaj historie, pra të kanabisit. Ai pranoi se ka pasur fazë ku një segment i policisë u korruptua, por Rama theksoi se lufa ndaj kanabisit u realizua.

Kryeministri i vendit ripërsëriti faktin se Gjykata italiane tha se ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri nuk ka lidhje me elementët kriminalë.

“Ne kemi vendosur gjënë e duhur, nuk kemi lejuar të arrestohet një deputet mbi bazën e një legeni të mbushur plot me llum”, – përfundoi ai.

/z.tosku/a.g/

Kategori